Mundet në çerekfinale Egzon Shala
Publikuar:
(05.08.2021 08:56:58)
Egzon Shala është mposhtur në çerekfinale në kategorinë -125 kg në mundje në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com
Egzoni e nisi garën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mposhtur në raundin e parë mundësin nga Algjeria, Djahid Berrahal.
Në këtë meç, Shala dominoi që nga fillimi, duke triumfuar me rezultat 6:0 për vetëm 45 sekonda.
Në çerekfinale, mundësi kosovar u ndesh me iranianin, Hossein Amir Zare, prej të cilit edhe u mposhtë.
Egzoni tani duhet të shpresojë në fitoren e iranianit në gjysëmfinale, për t’iu mundësuar garimi në repesazh.
Në këtë Olimpiadë, Kosova regjistron dy medalje të arta të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në xhudo./Shqip.com