Sport Ndërkombëtar

Mundësi shqiptar kalon në finale të Kampionatit Botëror

Mundësi, Zelimkhan Abakarov, i cili po përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Beograd të Serbisë ka arritur të kualifikohet deri në finale.

Mundësi kuqezi shkëlqeu në tapet teksa në gjysmëfinale mundi serbin Stevan Miçi, i cili është edhe medalist Olimpik.

Me kualifikimin në finale, ai tashmë e ka të garantuar një vend në podium, tani duhet vetëm të luftojë për të marr medaljen e argjendtë ose të arit.

Sportisti shqiptar që garon në peshën 57 kg, mundi në çerekfinale uzbekun Gulomjon Abdullaev.

Derisa ai në kualifikuese kaloi pa probleme kolumbianin Oscar Urbano dhe kubanezin Reineri Ortega.

Abakarov në finale do të përballet me amerikanin Thomas Gilman, që zhvillohet nesër në orën 18:00./Shqip.com