Sport Shqiptar

Mundëset kosovare fitojnë medalje të argjendtë

Mundëset e reja kanë korrur sukses në arenën ndërkombëtare.

Elsa Nikoci dhe Lonisa Reka kanë fituar medaljet e argjendta në Kampionatin Ballkanik U-15 dhe U-17, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Në këto gara morën pjesë edhe Erand Flugaj që u rendit i katërti, ndërsa Jon Ramadani i pesti.

Në këto gara Kosovën do ta përfaqësojnë edhe dy mundës, Adriatik Berisha dhe Bleonit Bytyqi që garojnë nesër.

/Shqip.com