Sport Shqiptar

Muminoviqi mposhtet në gjysmëfinale, garon për medaljen e bronztë

Xhudistja e Kosovës, Erza Muminoviq është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të juniorëve që po mbahet në Çeki.

Ajo u mposht nga francezja Chloe Devictor, me ippon.

Pavarësisht humbjes xhudistja do të kërkojë të fitojë medalje, pasi tani garon për të bronztën.

Muminoviq për të arritur deri në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kilogramë mposhti gjermanen Nicole Stakhov, ukrainasen Olha Kalnytska, derisa raundin e parë e kaloi pa luftë.

Në këtë kompeticion morri pjesë edhe Debora Gjakova, në kategorinë deri 57 kg, por ajo u ndal në rundin e parë nga Chiara Zuccaro./Shqip.com