Muminoviqi mbetet pa medalje, ndalet edhe në repesazh
Publikuar:
(15.09.2022 17:01:53)

Xhudistja e Kosovës, Erza Muminoviq është mposhtur edhe në repesazh, duke humbur mundësin të fitojë medalje në Kampionatit Evropian të juniorëve që po mbahet në Çeki.
Ajo u mposht nga Marina Diez Castello dhe nuk arriti të sigurojë një vend në podium.

Xhudistja pati mundësi të dal në edhe në finale, por ajo u mposht nga francezja Chloe Devictor, me ippon.

Muminoviq për të arritur deri në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kilogramë mposhti gjermanen Nicole Stakhov, ukrainasen Olha Kalnytska, derisa raundin e parë e kaloi pa luftë.
Në këtë kompeticion morri pjesë edhe Debora Gjakova, në kategorinë deri 57 kg, por ajo u ndal në rundin e parë nga Chiara Zuccaro./Shqip.com