Sport Shqiptar

Muminoviq mbetet pa medalje

 Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq ka humbur mundësin të fitojë medalje në Kampionatin Evropian U23.

Ajo fillimisht u eleminua në çerekfinale, derisa në finale të repesazh u mposht nga gjermanja, Annika Wurfel për të humbur mundësin e një medalje.

Pasi kaloi dy raunde Muminoviq u mposht në çerekfinale dhe në repesazh.

Kosovarja fillimisht mposhti Manon Monnard, pastaj u mposht nga xhudistja hungareze, Roza Gyertyas.

Muminoviq kaloi dy raunde para se të eliminohej në çerekfinale, të parin e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti spanjollen Diez Castello.

Në këto gara po merr pjesë edhe Laura Fazliu, e cila u kualifikua në finale të kampionatit Evropian U23.

/Shqip.com