Sport Shqiptar

Muminoviq eliminohet në çerekfinale, kërkon medaljen e bronztë

Erza Muminoviq është eliminuar në çerekfinale dhe tani në repesazh do të garojë për medaljen e bronztë.

Ajo me ippon u mposht nga xhudistja hungareze, Roza Gyertyas.

Muminoviq kaloi dy raunde para se të eliminohej, të parin e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti spanjollen Diez Castello.

Xhudistja kosovare për medaljen e bronztë do të përballet me zviceranen Manon Monnard.

Në këto gara morri pjesë edhe Laura Fazliu, e cila u kualifikua në gjysmëfinale të kampionatit Evropian U23.

/Shqip.com