Lajme Botë

Multimilioneri rus vrau gruan dhe të bijën, më pas dhe veten

Milioneri rus me të bijën dhe gruan

Një multimilioner rus ka vrarë me sëpatë gruan dhe vajzën e tij adoleshente, në një vlilë të tyre luksoze në Spanjë, para se të vriste veten.

Sergey Protosenya besohet se ka vrarë gruan Natalia dhe vajzën e tij 18 vjeçare në vilën e tij në Lloret de Mar në Costa Brava të Spanjës, siç njoftojnë mediat lokale dhe “Daily Mail”.

Ai kishte mbajtur postin e zëvendëskryetarit në Bordin e Drejtorëve për kompaninë e gazit natyror “Novatek” për më shumë se shtatë vite, duke grumbulluar kështu një pasuri prej rreth 330 milionë eurosh.

Familja ruse jetonte në Francë, por vizitoi rezidencën spanjolle si shtëpinë e tyre të dytë, sipas raportimeve.

Vila në Spanjë, aty ku ndodhi rasti

Protosenya dhe gruaja e tij 53-vjeçare kishin dy fëmijë së bashku, viktimën 18-vjeçare dhe një djalë adoleshent, i cili ishte në Francë në kohën e vrasjeve.

Djali i tij e telefonoi policinë katalunase, pasi që nuk ishte në gjendje të kontaktonte me ndonjë nga anëtarët e familjes së tij.

Oficerët kontrolluan vilën dhe gjetën 55 vjeçarin të vdekur në oborr, para se të gjenin trupat e pajetë të gruas dhe vajzës së tij adoleshente në shtëpi.

Sipas raporteve lokale, policia po punon në hipotezën se Protosenya i vrau gruan dhe vajzën me sëpatë, derisa ishin duke fjetur.  /Shqip.com