Sport Ndërkombëtar

Muller me reagim interesant për shkarkimin e dy zyrtarëve të Bayernit

Bayern Munich e ka fituar titullin e kampionit pas një përfundimi dramatic të kampionatit në Bundesligë.

Por, përveç titullit, ndodhi edhe diçka interesante. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, u shkarkuan dy drejtuesit e lartë të skuadrës, Oliver Kahn dhe Hasan Salimaidzic.

Për veteranin e Bayernit, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit të tyre nga detyra ishte thjesht i pabesueshëm.

“Ndodhi tani? Një minutë pas fishkëllimës së fundit? Nuk dija asgjë nga këto…”, u shpreh u habitur sulmuesi teksa fliste për “Sky”.

Më pas Muller iu referua fitimit të papritur të kampionatit: “Është historik. Ky kampionat dhe ai i vitit 2001 do të mbahen mend përgjithmonë!”

/Shqip.com