Sport Ndërkombëtar

Muller me deklaratë intertesante për Harry Kane

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, së fundmi bëri një deklaratë interesante për kapitenin e Anglisë, Harry Kane, i cili është lidhur me një lëvizje te bavarezët këtë verë.

Kane, kapiteni i Tottenham dhe Anglisë, është përfolur shumë për një largim nga klubi i Londrës. Sulmuesi 29-vjeçar ka një vit të mbetur në kontratën e tij dhe ka tërhequr vëmendjen e kampionëve në fuqi të Bundesligës, Bayern Munich.

Futbollisti i Bayernit, Thomas Muller, u pyet në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit nga bavarezët gjatë verës.

“Në fakt i kam thënë vetes se përderisa diçka nuk është bërë, nuk ia vlen të flitet”.

Muller u pyet më tej nëse i pëlqente Kane. Ai u përgjigj:

“Unë nuk njoh askënd që nuk e pëlqen atë”, ka thënë Muller për Bild.

Harry Kane ka shënuar 280 gola për Tottenham në 435 ndeshje. Kapiteni i Anglisë është gjithashtu golashënuesi më i mirë i “Tre Luanëve” të tij me 58 gola.

/Shqip.com