Sport Ndërkombëtar

Muller do të transferohet në Serie A

Veterani i gjigantit bavarez, Thomas Muller, nuk  bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel, prandaj pritet të transferohet në Serie A.

Njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në dhjetë vitet e fundit te Bayerni, është duke konsideruar largimin nga klubi.

33-vjeçari është i gatshëm për sfida të reja dhe me shumë gjasë, përveç skuadër, ai do të ndërrojë edhe kampionat.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Muller karrierën do ta vazhdojë në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, interesim për Muller kanë shfaqur gjigantët italianë Inter dhe Juventus.

Sulmuesi gjerman preferon të transferohet te skuadra e cila do të luaj në Champions League sezonin e ardhshëm.

/Shqip.com