Sport Shqiptar

Muja vazhdon suksesshëm karrierën në Belgjikë

Arbnor Muja la gjurmë me Antwerp në Belgjikë, në ndeshjen e kampionatit, të luajtur ditën e sotme ndaj Westerlo.

Në fundin e pjesës së parë, një goditje e bukur e Mujës nga brenda zonës, gjeti të papërgatitur portierin.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar 6 gola këtë sezon, ndërsa ka dhuruar 3 asiste.

Në edicionin e parë në Jupiler Pro League, lojtari kuqezi u aktivizua në 27 ndeshje, ku “tundi rrjetën” 3 herë.

Në të kaluarën, Muja ka luajtur edhe për Trepçën, Skënderbeun dhe Dritën.

Ai është një alternativë e mirë për sulmin e Shqipërisë, me trajnerin Sylvinho që e ka në plane për Europianin e Gjermanisë.

/Shqip.com