Sport Ndërkombëtar

Muja vazhdon me gola, shënon ndaj Standard Liege

Mesfushori kosovar, Arbnor Muja po vazhdon me paraqitje të mira me ekipin belg, Royal Antwerp.

Ai ka arritur të realizojë sërish, këtë herë ndaj Standard Liege, në kuadër të elitës së futbollit belg.

Muja shënoi në minutën e 29-të të ndeshjes, ndërsa rezultati pas pjesës së parë është 3:1 për Antwerp.

Muja te Antwerp u transferua nga Drita në verën e vitit të kaluar.

/Shqip.com