Sport Ndërkombëtar

Muja tregohet i jashtëzakonshëm, kalon për mrekulli një kundërshtar dhe asiston në humbjen e Antwerpit ndaj Westerlos

Mesfushori nga Kosova, Arbnor Muja ka asistuar në golin e parë të Royal Antwerpit në ndeshjen kundër Westerlo në udhëtim, shkruan Shqip.com.

Futbollisti nga Kosova dribloi për mrekulli kundërshtarin e tij në krahun e majtë duke hyrë në zonë dhe duke asistuar tek bashkëlojtari i tij, Frey që e kishte të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë.

Ndodhi kjo në minutën e 51-të. Ndeshja pwrfundoi 3:3. Sfida në fjalë i takon javës 18-të në kampionatin elitar të Belgjikës.

Muja në verë u transferua te Antwerp nga Drita.

/Shqip.com