Sport Shqiptar

Muja reagon në mënyrë emocionale pas titullit kampion në Belgjikë

Mesfushori nga Kosova, Arbnor Muja e ka fituar titullin e kampionit në Belgjikë me skuadrën e tij, Antwerp.

Ai festoi titullin kampion, teksa para disa ditëve e kishte fituar edhe Kupën e Belgjikës, duke e vulosur këtë sezon si të jashtëzakonshëm.

 Muja bëri një postim emocionues në profilin e tij në Facebook.

“U rrita në rrugët e Kosoves, duke luajtur futboll me shokët e lagjes, jetoja vetëm me një qëllim, të bëhem futbollist profesionist, të luajë në arenën ndërkombëtare, të jem sikur ata në televizion, por të jem kampion në një shtet europian, se kam mendu kurrë. Çdo ditë punova fort dhe besova edhe pse shumë herë u theva nga pikëllimi. Se plani i Zotit është më i miri për ju, e dëshmova me karrierën time”, thuhej në postimin e tij.

/Shqip.com