Ekonomi

Muja: Për herë të parë partner kryesor tregtar i Kosovës është Shqipëria e jo Serbia

Deputeti i LVV-së, Armend Muja.
Deputeti i LVV-së, Armend Muja.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, deklaroi se gjatë këtij viti, për herë të parë Shqipëria është bërë partner kryesor tregtar i Kosovës, përcjell Shqip.com.

Sipas tij, kjo meqë deri më tash në këtë vend qëndronte Serbia, teksa shton se importet kanë pësuar rënie.

Muja shton se ky është lajm shumë i rëndësishëm për Kosovën.

”Shqipëria për herë të parë është partneri ynë tregtar, si në import ashtu edhe në eksport. Serbia në kohërat top, deri në vitin 2018, kemi pas importe rreth 450 milionë euro, e deri në statistikat e shtatorit importet kanë qenë 130 milionë euro, që kanë qenë më të vogla sesa që i kemi ne importet ne nga Shqipëria.

Ky është lajm shumë i rëndësishëm për Kosovën, që Shqipëria për herë të parë është partneri ynë i parë tregtar”, u shpreh Muja në ATV./SHQIP.com