Muja nuk ka debutuar akoma – me Antwerp
Publikuar:
(04.09.2022 17:57:07)

Me pesë gusht – Arbnor Muja u zyrtarizua si futbollist i skuadrës belge, Royal Antwerp.
Por, ende nuk ka debutuar.
Madje, sulmuesi shqiptar – nuk ka qenë as pjesë e bankës rezervë.
Arsyeja e kësaj mungese të madhe nuk dihet – teksa nuk është raportuar për ndonjë lëndim.
Muja – njihet për shpejtesinë e madhe dhe aftësitë dribluese.
Sipas disa raportimeve jo-zyrtare, shuma që ka arkëtuar Drita nga shitja e tij – ka qenë 400 mijë euro.
Ai është “prodhim” i Trepçës 89, skuadër me të cilën luajti për herë të parë në Superligën e Kosovës./Shqip.com