Lajme

Muja: Nuk do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Armend Muja, ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

Ai tha se Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e Kushtetutës së vendit dhe të mos lejoj asnjë lloj të pushtetit të tretë ekzekutiv në vend.

“Banjska e ka provu, është moment vendimtar që është moment vendimtar për neve si shoqëri. Ajo që tentuan  ata atë ditë, me grupe paramilitare me barrikada, ashtu doket Asociacioni apo Zajednica. Unë besoj që nuk do të ketë Zajednicë aq më pak me kompetenca ekzekutive, aq më pak si pushtet I tretë. Ajo çfarë unë besoj, Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e Kushtetutës së vendit”, ka thënë ai, raporton Dukagjini.

Ai tha se “Zajednica” është kërkesë e Serbisë dhe jo e komunitetit serb në Kosovë. Sipas tij nëse formohet ky lloj i Asociacionit ekziston rreziku i “bosnjëzimit”.

“Zajdenica ka qenë kërkesë e Serbisë jo e komunitetit, ekziston rreziku i bosnjëzimit. Logjika e kushtëzimit që në emër të njohjes ta deformojmë sistemin tonë politik. Besoj se Bosnja është anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare, ajo njihet de jure nga Serbia por de fakto. Nuk mund t’ua lëmë gjeneratave të ardhshme një barrë që duhet ta marrim tash, ta ndalojmë bosnjëzimit”, tha ai.

/Shqip.com