Lajme

Muja: Hetimi për procesin e vendimmarrjes në energji të fillojë nga 2006-ta

Deputeti i LVV-së, Armend Muja.
Deputeti i LVV-së, Armend Muja.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Armend Muja ka thënë hetimi për procesin e vendimmarrjes në energji  të filloj që nga viti 2006.

Përmes një shkrimi në Facebook, Muja ka thënë se çdo ikje nga ky qëllim është tregues se kërkesa e themelimit të këtij komisioni ka qenë vetëm për konsum publik.

“Hetimi për procesin e vendimmarrjes në energji të fillojë nga viti 2006. Çdo ikje nga ky qellim është tregues se kërkesa për themelimin e këtij komisioni ka qenë vetëm për konsum publik. Sot kërkuam që mos të ketë devijim por hetimi të fillojë nga viti 2006”, shkroi ai.

Partitë opozitare në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, kanë kërkuar që intervistimi i listës së dëshmitarëve të fillojë nga viti 2006.

Kurse, Muja në këtë mbledhje kërkoi që intervistimi të fillojë nga viti 2017 e deri në vitin 2020 dhe të përfshihet edhe privatizimi i KEDS-it dhe shpronësimet në KEK.

“Një nga prioritet tona është nga viti 2017 dhe 2020 sepse janë ndërmarrë disa vendime të rëndësishme. Si vendim i dytë është periudha e post privatizimit të KEDS-it në vitin 2013. Pastaj shpronësimet në KEK. Kërkesën për hetim parlamentar e ka ngritur Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Kryetari i komisionit, Hajdar Beqa, ka thënë se dëshmitarët duhet të jenë ministrat e linjës e deri tek kryetarët e bordeve./Shqip.com