Sport Ndërkombëtar

Muja debuton me humbje te Antwerp

Pas transferimit nga Drita, Arbnor Muja ka zhvilluar ndeshjen e parë me fanellën e Antwerp.

Kjo ndodhi në humbjen e skuadrës belge përball Kortrijk, me rezultat 2:1.

Dy gola në pjesën e parë nga Kortrijk i mjaftuan për të marr tri pikë, derisa golat u shënuan nga Felipe Avenatti dhe Faiz Selemani.

Derisa për mysafirët golin e nderit e shënoi Vincent Janssen nga penalltia.

Muja hyri në fushë në minutën e 44’ kur zëvendësoi Koji Miyoshi.

Sulmuesi iu bashkua Antwerpit nga Drita në gusht të këtij viti.

Në fillim të stinorit ai pati problem me një lëndim, prandaj edhe nuk ka arritur të debutoj deri më tani.

23-vjeçari luajti këtë verë pikërisht kundër Antwerp, kur ende po përfaqësonte Dritën në kualifikimet për Conference Leagu./Shqip.com