Sport Shqiptar

Muja asiston sërish në Belgjikë

Arbnor Muja

Arbnor Muja po vazhdon të kontribuojë për Antwerpin në elitën e futbollit belg.

Futbollisti nga Kosova ka asistuar në golin e dytë 0:2 për Antëerpin në ndeshjen që po zhvillohet kundër Seraing në udhëtim.

Golin e dytë për gjigantin belg e ka realizuar sulmuesi Janssen, por meritë të madhe pati edhe Muja që asistoi brenda zonës.

Antwerp po fiton 0:2 ndaj Seraing, në takimin e vlefshëm për javën e 29-të në kampionatin elitar të Belgjikës.

/Shqip.com