Lajme

Muhaxheri pas vdekjes së dy personave si pasojë e vërshimeve: Jam i tronditur

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas vërshimeve që kanë kapluar këtë qytetit, ku kanë humbur jetën dy njerëz.

Ai u shpreh i tronditur me rastin tragjik si pasojë e vërshimeve, ku tha se “kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë”.

Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore”, tha Muhaxheri.

Tutje, ai tha se ekipet e komunës janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet.

/Shqip.com