Muhamet Vallqi, kontrabanduesi i “specializuar” i pijeve e kafshëve që s’iu bindte Policisë
Publikuar:
(12.11.2021 16:59:51)

Ky është Muhamet Vallqi, një nga më të rinjtë e akuzuar për krim të organizuar dhe kontrabandë të mallrave.
Sikurse Maliqi, edhe ai është nga fshati Vaganicë e Mitrovicës.
Për të Shqip ka siguruar vetëm për vitin 2021, pesë aktvendime.
Në shkurt të këtij viti, Vallqi ishte kapur në rrugën Kijevë- Llapushnik duke tentuar të shpërndajë pije joalkoolike.
Për çka si fillim është dënuar me 500 euro.
Në po të njëjtin muaj, me 27 shkurt, Vallqi kontrabandimin e lëngjeve e kishte ndërruar me atë të kafshëve.
Policia iu vu pas, por ai nuk u ishte bindur.