Muhamet Ramadani, kampion i Evropës U-20
Publikuar:
(15.07.2021 20:20:10)
Muhamet Ramadani është shpallur kampion i Evropës U-20, në Evropianin që po mbahet në Talin të Estonisë, shkruan Shqip.com.
Atleti kosovar fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës me peshë gjashtë kilogram.
Rezultati më i mirë i tij personal në finale ishte 19.92 metra.
Ai la kundërshtarët e tij mbrapa për më shumë se gjysëm metre diferencë.
Komuniteti Olimpik i Kosovës përgëzon sukesin e atletit, Muhamet Ramadani, si dhe trajnerin e tij Shabani si dhe të gjithë komunitetin e atletikës./Shqip.com