Sport Shqiptar

Muhamet Ramadani dhe Erza Muminoviq shpallën Shpresa Olimpike

Komiteti Olimpik i Kosovës është duke zgjedhur sportistët më të mirë për vitin 2021.

Çmimet e para në këtë ceremoni u fituan nga  Muhamet Ramadani dhe Erza Muminoviq, që u shpallën Shpresa Olimpike.

Xhudistia, Muminoviq e tha se ky çmim do t’i jap motiv.

“Çmimi më motivon të vazhdoj të punoj edhe më shumë, të ndjek hapat e Majlindës, Distrisë, Norës, Akilit e Lorianës”.

Kampioni evropian në hedhje të gjyles për të rinj, Ramadani, ka deklaruar se ky është një çmim mjaft i rëndësishëm.

“Është çmim mjaft i rëndësishëm dhe është motiv për garat e ardhshme. E falënderoi babin tim, të cilin e kam edhe trajner. Ai ka bërë punë shumë të madhe. Tash presim medalje në grupmoshën U23”, ka thënë Ramadani.