Kulturë Kino

Muaji i Filmit Evropian sjell “Vera Andrron Detin” në Kino Armata

Muaji i Filmit Evropian po vazhdon në Kino Armata.

Në kuadër të këtij projekti, të mërkurën do të shfaqet filmi i suksesshëm i kinematografisë shqiptare “Vera Andrron Detin”.

Filmi me regji të Kaltrina Krasniqit do të shfaqet nga ora 20:00.

Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Ky film ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.

Shfaqja e filmit mundësohet nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në kuadër të kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

/Shqip.com