Ekonomi Biznes

MTS dënohet me mbi 1.5 milionë euro

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me 1 milionë e 563 mijë euro ndërmarrjen MTS d.o.o., kompani simotër e operatorit shtetëror të telekomunikacionit të Serbisë.

Përmes një komunikate për medie, AKRK-ja bën të ditur se kjo ndërmarrje ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës duke blerë operatorë tjerë pa i njoftuar.

“AKRK njofton se Ndërmarrja MTS d.o.o ka shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100% të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International. Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës si institucion publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta të përcaktuara në ligj, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit të konkurrencës”, thuhet në komunikatë.

/Shqip.com