Lajme

MSH publikon këshillat për t’u mbrojtur nga lia e majmunit: Kufizoni numrin e partnerëve seksualë

Ministria e Shëndetësisë

Evropa dhe SHBA kanë filluar që të alarmohen nga virusi i quajtur ‘lija e majmunëve’ që tashmë ka përfshirë një pjesë të shteteve.

Por, në Kosovë ende nuk ka pasur ndonjë rast të dyshimta.

Drejtori i Institutit Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë se në vendin tonë nuk është asnjë rast me lijën e majmunëve.Ramadani ka thënë se zakonisht periudha që zgjatë lija e majmunëve është 13 deri në 21 ditë.

Lidhur më këtë sot gjatë ditës Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa këshilla se si duhet të mbrohemi nga lija e majmunit.

Në njoftimin e publikuar nga MSH-ja thuhet se simptomat e lisë së majmunit janë skuqja me flluska në çdo pjesë të trupit, inflamacion dhe dhimbje në zorrën e trashë, enjtje e nyjeve limfatike dhe ethe.

Sipas njoftimit këto simptoma mund të shoqërohen me dhimbje koke e muskujsh dhe lodhje.

Këshillat e Ministrisë

Po ashtu është bërë e ditur se lijaa e majmunit përhapet përmes kontaktit të ngushtë të drejtpërdrejtë ose përmes ndonjë objekti të kontaminuar. Për këtë aryseje Ministria e Shëndetësisë këshillon që të praktikoni seks të sigurt, duke përfshirë “kufizimin e numrit të partnerëve seksual”.

Po ashtu, rekomandohet t’i mbani duart e pastra duke përdorur sapun dhe ujë, ose dezinfektuez me bazë alkooli./Shqip.com