Lajme

MSh: Në klinikën ku vdiq gruaja nga Malisheva kanë ushtruar veprimtari ilegale

Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përmes Inspektoriatit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik të gruas që vdiq pas shërbimeve stomatologjike.

Përmes një komintake, MSH, tha se Institucioni Privat Shëndetësor “Doktorat” ka ushtruar veprimtari ilegale.

“Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë”, thuhet tutje në komunikatë.

Gjithashtu, MSh, tha se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.

“Të gjitha këto të dhëna janë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Kosovës si organe kompetente në funksion të zbardhjes së plotë të rastit, me qëllim që autorët e kësaj vepre të rëndë të marrin dënimin e merituar”.

/Shqip.com