Lajme

MSH-ja me katër këshilla se si të mbrohemi nga COVID-19

Test për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka shpalosur katër këshilla për qytetarët që të mbrohen nga COVID-19.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare MSH-ja ka thënë se ndër gjërat e para që duhet bërë për tu mbrojtur nga COVID-19 është vaksinimi  dhe testimi.

Pastaj në rast të rezultimit pozitiv me COVID-19, këshillohet që të flitet me mjekun për trajtim.

Vaksina anti-COVID’19

Po ashtu, këshillohet edhe bartja e maskës në vende publike të mbyllura ku ka shumë njerëz.

MSH-ja ka miratuar vaksinimi i fëmijëve të moshës 5-11 vjeç me vaksinat kundër COVID-19.

Në njoftimin për media nga MSH-ja, thuhet se fëmijët e kësaj grupmoshe mund të vaksinohen që tani, vetëm se duhet më qenë nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor.

Kurse, për personat mbi 12 vjeç është rekomanduar vaksinimi me dozën e tretë përforcuese, ndërsa, ata që janë mbi 60 vjet është këshilluar vaksinimi me dozën e katër.

Ilustrim

Po ashtu, MSH-ja ka këshilluar edhe vaksinimin e grave shtatëzana në mënyrë që të mbrohet nëna dhe foshnja nga virusi.

Vala e COVID-19 në Kosovë është në rritje, çdo ditë po raportohet deri në një mijë raste të reja pozitive.

Megjithatë, numri i rasteve aktive ka arritur në mbi dhjetë mijë./Shqip.com