Lajme

MSh dhe IKShPK: Uji për pije në territorin e komunës së Pejës është i sigurt

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se uji për pije në territorin e komunës së Pejës është i sigurt dhe brenda standardeve të parapara.

Përmes një komunikate, u bë e ditur se vërshimet e mbrëmjes së të shtunës, përpos komunës së Pejës, nuk kanë prekur komunat tjera të zonës së mbulueshmërisë, Deçan, Klinë, Junik dhe Istog.

Matjet e përbashkëta në terren janë përditësuar edhe në ora 13:00 dhe të njëjtat rezultojnë në normë;

Burimi Uji i zi:

Turbullira 0.01 në normë, Klori rezidual 0.25 në normë.

Burimi Radavc:

Pika 1; Turbullira 0.45 në normë, Klori rezidual 0.00 pa ndotje bakteriale

Pika 2; Turbullira 0.31 në normë, Klori rezidual 0.00 pa ndotje bakteriale

Pika 3; Turbullira 0.71 në normë, Klori rezidual 0.03 në normë

Uji në territorin e komunës së Pejës sikur edhe në tërë zonën e mbulueshmërisë është i sigurt për pije duke mbetur brenda standardeve të parapara.

Tutje, thuhet se ekipet e IKSHPK, QRSHP KRU “Hidrodrini” në Pejë janë në kontakt të vazhdueshem me të gjitha ekipet relevante në teren, dhe për çdo ndryshim eventual qytetarët dhe institucionet do të njoftohen në kohë reale.

/Shqip.com