Lajme

MPJD ngushëllon dhe shpreh solidaritet me popullin e Greqisë

Të paktën 32 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një shërbim pasagjerësh u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës në përpjekje për të liruar të mbijetuarit.

Me anë të një postimi në Twitter, MPJD ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Të tronditur dhe të pikëlluar thellësisht nga lajmi i aksidentit tragjik të trenit në Tempe të Greqisë. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të plagosurve. Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin dhe qeverinë e Greqisë”, thuhet në njoftim.

Shumë nga pasagjerët u plagosën. Shërbimi zjarrfikës raporton se rreth 40 autoambulanca kanë qenë në vendngjarje, me ndihmës mjekësorë që po kujdesen për të lënduarit.

Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë.

/Shqip.com