Lajme Ballkan

MPJD ia refuzon kërkesën Petkoviqit për vizitë në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb, Petar Petkoviq, për të vizituar Kosovën.

Në një përgjigje për Shqip.com, MPJD ka bërë të ditur se Petkoviq kishte kërkuar të vizitojë Kosovën në datat 2 dhe 3 dhjetor.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

“MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datat 2-3 dhjetor 2021”, thuhet në përgjigje.

Por, Ministria, në përgjigje, nuk ka treguar arsyen e refuzimit të kësaj kërkese për vizitë, kurse kjo është hera e pestë e anulimit të kësaj vizite.

Lidhur me këtë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të përcaktojë sjelljen e Prishtinës dhe “të na bëjë të ditur nëse qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve dhe sigurimi i një jete normale për popullsinë e saj në Kosovë”./SHQIP.com