MPJD dhe AKI nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Në objektin qendrorë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministres së Punëve të Jashtme dhe AKI-së.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftim kanë bërë të ditur se marrëveshja është nënshkruar nga ministrja, Donika Gërvalla dhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.
“Në Objektin Qendrorë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla dhe drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti”, thuhet në njoftim.
Në njoftim u bë e ditur se ky memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor./Shqip.com