Lajme

MPJD: Deri tani dy shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton se deri në pasditen e së martës, dy shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani “përderisa me dy të tjerë po vazhdon kontakti i drejtpërdrejt në mënyrë që t’u ofrohet ndihmë deri në largimin e tyre”.

MPJD-ja thotë se është duke vazhduar angazhimin intensiv për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan për t’i larguar sa më të shpejt nga atje.

“MPJD-ja vazhdon tu bëj thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër ‪+383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej, bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin deri në evakuimin e të gjithë shtetasve kosovarë nga Afganistani./SHQIP.com