MPJ ruse: Deklarata e Ramës për bashkimin kombëtar e papranueshme
Rusia e ka cilësuar si të papranueshme deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me bashkimin me Kosovën.
Në emër të Ministrisë së Jashtme të Rusisë është deklaruar zëdhënësja e këtij dikasteri, Maria Zakharova, raporton Tass, transmeton Shqip.com.
“Ne e konsiderojmë deklaratën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama mbi bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës si absolutisht të papranueshme”.
“Promovimi i planeve të krijimit të Shqipërisë së Madhe bie ndesh me ashpër me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së dhe minon stabilitetin në rajon”, ka thënë Zakharova.
Sipas MPJ-së ruse, këto deklarata e pengojnë bashkëpunimin ndërmjet Beogradit dhe Tiranës për “një treg të përbashkët”.
Ajo vazhdoi duke e cilësuar deklaratën e Ramës si “provokim të pacipë”, duke kërkuar edhe reagimin e perëndimit.
“Ne jemi shumë të befasuar që ata humbasin thirrje të tilla, ndërsa ata drejtojnë kritika kundër Beogradit në lidhje me botën serbe”, deklaroi zëdhënësja ruse.
Çka deklaroi Rama?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi më 8 tetor se “lidershipi” nuk ishte në planet e tij, por bashkimi i Kosovës me Shqipërinë – po.
Bashkimin Kombëtar një kohë të gjatë e ka promovuar edhe Albin Kurti, tash kryeministër i Kosovës.
Ata të dy kishin një takim në Prishtinë ku u bisedua për thellimin e raporteve Kosovë-Shqipëri. /Shqip.com