Lajme

MPB: Kriminelët do identifikohen dhe do ballafaqohen me drejtësinë

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmeve të sotme ndaj Policisë së Kosovës.

MPB ka thënë se në dy rastet e sulmeve në Zveçan, janë përfshirë grupe të maskuara kriminale.

“Në të dy rastet, nga të cilat janë dëmtuar 2 automjete policore dhe është lënduar një pjesëtar i Policisë, nuk ka pasur asnjë provokim paraprak. Përkundrazi, ka vigjilencë të shtuar të Policisë për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar çdo eskalim të mundshëm. Sulmet e tilla janë të papranueshme. Këto grupe huliganësh po vijojnë të dëshmojnë se janë të orkestruara dhe të dirigjuara nga Beogradi që të destabilizojnë vendin tonë. Sulmet e tyre po rrezikojnë jetën e zyrtarëve policorë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve dhe të gjithë qytetarëve në veri të vendit”, thuhet në reagim.

MPB ka thënë se kriminelët do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësi.

/Shqip.com