Rozë

Mozzik përzien rrjetin sërish

Postimet e fundit të këngëtarit Mozzik, kanë ngritur dyshimet se ai është ribashkuar me Loredanën, nënë e vajzës së tij Hana.

Mbrëmjen e sotme, Mozzik ka postuar disa story të papritura ku thotë se këtë verë ka mundësi të martohet, por pa zbuluar me kë.

Aludimet se dyshja mund të ketë një pajtim, kanë ardhur pikërisht nga Mozzik, i cili i dha shumë mbështetje Loredanës në projektin e saj të ri.

/Shqip.com