Rozë

Mozzik për dështimin e Sunny Hill: Pash zotin, a jeni ngi me këtë Qeveri, edhe atë boksin në shesh kanë me qu në Tiranë

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Kosovë, por në Tiranë.

Në lidhje më këtë ka reaguar edhe këngëtari, Mozzik me një postim në Facebook, ku ka akuzuar Qeverinë për vendimin e marrë.

“Pash zotin e madh a jeni ngi me këtë Qeveri hala?”, shkruan ndër të tjera reperi.

Ndryshe, për këtë ka reaguar edhe babi i Duas, Dukagjin Lipa, i cila tha se kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve.

“Kjo është letra të cilën e kam shkruar me vështirësi të madhe e me shumë zemër të rëndë por dërgesa e së njëjtës ka qenë e paevitueshme.

Pas pritjeve, tentimeve, lutjeve e kërkesave, pas votimeve unanime dhe atyre të plotfuqishme prape e gjetëm veten peng i politikbërjës në kurriz të festivalit dhe të rinjëve të Kosovës.

Vendimi ishte i vështire por i domosdoshëm.

Presim ditë më të mira e rikthim sa më të shpejtë në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Festivali do të mbahet në Tiranë./SHQIP.com