Rozë

Mozzik ofron ndihmë financiare familjes së të moshuarës në Pejë

Reperi nga Kosova, Gramoz Aliu, ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj të moshuarës në Pejë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Aliu ofroj ndihmë financiare për të përfonduar procedurat ligjore në lidhje me rastin.

“Publikisht, familjarëve të moshuarës le të më lajmërohen nëse kanë nevojë për pagesa për një Avokat”, ka shkruar ai.

Të mërkurën është bërë virale një video teksa shihet një infermiere duke sulmuar një të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.

Deri tani, policia ka arrestuar tre persona në lidhje me rastin.

/Shqip.com