Rozë

Mozzik nderohet me mirënjohje nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Dyseldorf të Gjermanisë

Reperi shqiptar, Mozzik gëzon një respekt të veçantë në diasporën shqiptare në Gjermani.

Ka tash e sa vite që karrierën e tij në hip-hop e zhvilloi përveçse në trevat shqiptare, edhe në ato gjermano-folëse.

Ai madje së fundmi është nderuar edhe me mirënjohje nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani, përkatësisht Dyseldorf.

Lajmi për fansat e ndau vet reperi me anë të një postimi duke publikuar një fotografi

 gjatë takimin në zyrë me udhëheqësin e kësaj konsullate, Arjan Kashtanjeva.

“Gjatë qëndrimit në Dyseldorf shfrytëzova rastin të vizitoj mikun tim Arjanin – Konsult Gjeneral i Republikës së Kosovës në Dyseldorf – U informova me punën dhe zhvillimet dhe misionet që janë kryer dhe misionet që kanë sjellë shumë suksese në thesarin e Kosovës. Në kuadër të vizitës, mora një dhuratë simbolike nga Konsulti Gjeneral, duke i uruar shumë suksese në rrugëtimet e mëtutjeshme”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.

Mozzik, përndryshe ka filluar rrugëtimin e karrierës në Gjermani gjatë kohës sa ishte në lidhje me Loredana Zefin, ku bashkë kanë një vajzë./Shqip.com