Rozë

Mozzik i hedh “kunja” Loredanës, nga “Madam” në “Lakmitare”

Loredana dhe Mozzik

Mozzik dhe Loredana ka kohë të gjatë që nuk janë bashkë.

Dyshja kanë treguar që kanë raporte të mira për shkak të vajzës që ata kanë më mes.

Mirëpo gjërat siç duket kanë ndryshuar, pasi në këngën e fundit Mozzik deklaroi se kishte gjashtë muaj që nuk e ka parë vajzën- arsyeja u tha që ishte raporti me reperen.

Tash reperi nga Ferizaj në një koncert ka hedhur kunja për Loredanën.

Teksa po këndonte ai u shpreh se së pari i kishte dedikuar këngën “Madam” e më pas “Lakmitare”, por duke mos përmendur emrin e reperës.

Sidoqoftë, “Madam”, ishte dedikim për Loredanën, madje ajo ishte edhe pjesë e klipit në këtë projekt.

/Shqip.com