Rozë

Mozzik: Hajdutët ma thyen shtëpinë, morën 100 mijë €, orë, ari e armë

Reperi Gramoz Aliu, ose ndryshe i njohur me emrin e artit “Mozzik”, njofton se shtëpia e tij ka qenë cak i hajnave.

Ai ka deklaruar se hajdutët ia kanë vjedhur 100 mijë euro para të gatshme, orë, unaza, zingjirë e ari.

Po ashtu, ai ka thënë se i kane vjedhur edhe armë më leje thotë se i janë vjedhur, e kamera.

Në postimin që ka bërë në rrjetin social “Facebook”, reperi ka uruar që kjo vepër penale të zbardhet nga Policia e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave (hajduqëve)

Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite.

Nuk paskan lënë orë, unaza, zingjira, ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura.

Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.

Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi (me leje të gjitha)

Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr (camera)

Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet.

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave (nëse vec iu intereson mediave)

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan… sa kan vjedhë kta hajna unë  në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot.

Shnet Paçi!

/Shqip.com