Rozë

Mozzik e transformon veten me filtra, tregon se si do dukej si femër

Reperi, Mozzik

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik është shumë aktiv në rrjetë sociale.

Ai së fundi ka ndarë një imazh në Instagram duke e transformuar veten me filtra në femër, në një bionde me flokë të gjata e kapelë.

Kjo ka bërë që fotografinë ta përcjell me ‘të qeshura’ ku sipër kësaj poze ka vënë disa ‘emoji’ të së njëjtës natyrë.

Mozzik këtë “lojë” me fotografi e ka bërë derisa ishte duke udhëtuar për në Holandë.

Në anën tjetër, 26-vjeçari gjatë kësaj vere ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.


Këto ditë publikoi edhe albumin e përbashkët “No Rich Parents” me ish-partneren e tij, Loredana Zefin si dhe ka paralajmëruar albumin e tij më të ri, i cili do të jetë solo./SHQIP.com