Rozë

Mozzik dhe Loredana emocionojnë me fjalët për ditëlindjen e Hanës

Loredana, Mozzik dhe Hana

Vajza e Mozzik dhe Loredanës sot feston tre vjetorin e lindjes.

Hana i ka marrë urimet e para nga personazhet më të rëndësishëm të saj, pra nga nëna dhe babai i saj.

Mozzik ka publikuar një fotografi me vogëlushen krahas së cilës ka shkruar: “Urime ditëlindja e tretë shpirti e babit”.

Loredana ka ndarë një story në Instagram ku ka thënë se është gjëja më e mirë që i ka ndodhur.

“Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Hana shpresoj të qëndrosh përgjithmonë kështu që je!! Nuk mund ta besoj se sa inteligjente dhe jashtëzakonisht e sigurt mund të jesh në moshën 3 vjeçare. Zemra dhe shpirti im, të dua shumë.”

Nuk ka munguar as një urim nga Getinjo, i cili ka publikuar një foto nga momenti që flet me Hanën. “Gëzuar ditëlindjen. Urime zemra ime“, ka shkruar ai.

Ndryshe, Mozik dhe Loredana ka kohë që janë ndarë. Lajmi u bë i ditur nga vetë reperja, e cila ka thënë edhe pse kanë provuar prapë ata nuk mund të jenë bashkë./SHQIP.com