Rozë

Mozzik dhe Don Xhon, vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Në shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumë vizitorë bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ndër ta ishin edhe reperët kosovarë, Don Xhon dhe Mozzik.

Këta të dy janë parë te Kompleksi Memorial, ku edhe kanë ndarë një fotografi bashkë.

Mozzik dhe Don Xhon, po mbanin në dorë armë lodrash.

Ndërkaq, Mozzik në rrjetin e ti social Instagram, ka shkruar “Përkulemi gjithmonë para juve familja Jashari”.