Sport Ndërkombëtar

Moyes: Rice nuk është në shitje

Moyes dhe Rice

Pas tij janë vënë shumë skuadra.

Por, duket që skuadra e tij nuk e ka ndërmend ta shesë Declain Rice.

Trajneri i West Ham United, David Moyes – në konferëncën e mbajtur sot – para ndeshjes ndaj Evertonit, tha se Rice nuk është në shitje.

“Gjëja e parë për të thënë është se ai nuk është në shitje. Por nëse jeni të interesuar, do të jetë në veri të kësaj, sepse 100 milion £ (131 milion dollarë) ishin të lira verën e kaluar dhe 150 milion £ tani do të ishin minimale – por ai nuk është në shitje” , tha Moyes.

David Moyes warns Chelsea Declan Rice will cost 'Bank of England money' to  sign from West Ham | London Evening Standard | Evening Standard
Moyes dhe Rice

Teksa – shtoi se “do të ketë raste kur lojtarët do të kenë fuqinë, por për momentin ne kemi Declan në pjesën më të mirë të një kontrate trevjeçare e gjysmë – ashtu si Tottenham e ka marrë Harry Kane në një kontratë dhe ata kontrollojnë cfare ndodh”.

Ai ka zhvilluar 29 ndeshje në këtë kampionat, teksa ka shënuar një gol.

23 vjeçari është pjesë e skuadrës së parë të “çekanëve” qysh nga viti 2017.

Teksa, në të kaluarën ka luajtur edhe për grumpshat e Chelseat. /Shqip.com