Mourinho trazon ujërat tek Roma
Publikuar:
(22.11.2023 10:37:36)
Jose Mourinho si duket e ka vënë skuadrën e Romës në panik, me fjalët e fundit për të ardhmen e tij.
Kur u pyet për çështjen e skadimit të kontratës te Roma më 24 qershor, përgjigja e Mourinhos nuk do t’i pëlqejë “Giallorossëve”.
“Unë ende nuk e di nëse do të qëndrojë në klub. Nuk kam folur me pronarët për këtë gjë, kështu që nuk mund të ju përgjigjem për të ardhmen time”, tha Mourinho.
AS Roma pas 12 ndeshjeve zë vendin e shtatë në Serie A në kuotën e 18 pikëve, aq sa ka edhe Bologna në vendin e tetë.
/Shqip.com