Sport Ndërkombëtar

Mourinho suspendohet nga UEFA

Trajneri Jose Mourinho e ka marrë sot dënimin e tij nga UEFA për finalen e Ligës së Evropës mes Romës dhe Sevillas.

Sipas njoftimit të UEFA-s, Jose Mourinho është suspenduar me katër ndeshje të UEFA-s pas fjalorit abuziv ndaj gjyqtarit të asaj ndeshjeje.

Trajneri portugez kishte kaluar në procedurë disiplinore pas asaj ndeshjeje, ndërsa sot i erdhi edhe vendimi.

Roma e humbi atë finale me penallti ndaj Sevillas.

/Shqip.com