Sport Ndërkombëtar

Mourinho refuzon ofertën marramendëse

RAZGRAD, BULGARIA - SEPTEMBER 08: AS Roma team coach Jose Mourinho reacts ahead the UEFA Europa League group C match between PFC Ludogorets Razgrad and AS Roma at Ludogorets Arena on September 08, 2022 in Razgrad, Bulgaria. (Photo by Vasile Mihai-Antonio/Getty Images)

Jose Mourinho, trajneri i Romës, mbetet një nga më të kërkuarit në treg, por portugezi ka vendosur të qëndrojë në krye të ekipit kryeqytetas, të paktën edhe për një tjetër vit.
Special One zhvilloi në Londër një takim kokë me kokë me presidentin e Al Ahli, ku u njoh me ofertën marramendëse nga bosi saudit.
Pavarësisht përpjekjeve dhe shumave të çmendura, Mourinho i komunikoi presidentit të Al Ahli vendimin e tij, dëshirën për të vijuar në krye të Romës.

Ideja e teknikut portugez është e qartë, kërkon të respektojë kontratën e tij me verdhekuqtë, do të mbajë fjalën që i dha tifozëve dhe lojtarëve. Sigurisht, vera është e gjatë, në futboll dhe në kohë afati kalimtar mund të ndodhë çdo gjë, por Mourinho e ka thënë fjalën e tij.

/Shqip.com